“Hazard është i trishtuar nga dëmtimet”; Courtois zbulon situatën e mikut të ngushtë

Futboll

“Hazard është i trishtuar nga dëmtimet”; Courtois zbulon situatën e mikut të ngushtë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:25
Hazard, Courtois

Thibaut Courtois pranon se Eden Hazard është i trishtuar, pasi ylli i Real Madridit, edhe një herë mbetet larg fushave të blerta për shkak dëmtimi. Kapiteni i Belgjikës mungoi të mërkurën, kur skuadra e Zinedine Zidane fitoi 1-0 ndaj Real Valladolid në La Liga. Hazard duhet të presë të debutojë në sezonin e ri, pasi lëndimet nuk po i shqiten.

Për këtë shkak, ai luajti pak dhe shënoi vetëm një gol gjatë sezonit të kaluar (2019-2020) me të bardhët. Pra, 100 milionë eurot e paguara nga Florentino Perez për ta marrë nga Chelsea verën e kaluar, deri tani nuk janë justifikuar as 1 për qind.

Courtois ka shumë simpati për Hazard dhe shpreson që sulmuesi të kthehet fuqishëm: “Eden është i trishtuar, ai po stërvitej shumë mirë dhe tani i del një pengesë tjetër e vogël. Fatmirësisht, nuk është kyçi i këmbës, ndaj shpresoj që të kthehet së shpejti. Hazard mezi po priste të luante përsëri”.

Courtois ishte mjaft kritik ndaj performancës së skuadrës së tij ndaj Valladolid, duke theksuar se duhet të jenë më të shpejtë dhe më fleksibël në fushë: “Kur rrisim ritmin, si në pjesën e dytë, lianim më mirë. Skema nuk ka rëndësi, ajo që duhet bërë është të përmbushim planin e trajnerit. Nëse e qarkulloni topin shpejt, është më rehat edhe për ta mbrojtur. Na mungonte ajo shpejtësi. Nëse jemi fleksibël në taktikë, mund t’i befasojmë skuadrat e tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat