“Grassroots Week” rikthen fëmijët në fushën e gjelbër 

Futboll

“Grassroots Week” rikthen fëmijët në fushën e gjelbër 

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:29
“Grassroots Week” rikthen fëmijët në fushën e gjelbër 

Federata e Futbollit e Kosovës me lirimin e masave anti Covid-19 dhe lejimin e garave sportive, ka filluar të organizojë me kujdes edhe aktivitetet për fëmijë në kuadër të programit “Grassroots”.

Të gjitha anëtaret e UEFA-s çdo vit në muajin shtator realizojnë javën e festivalit të futbollit “Grassroots Week”, me qëllim të nxitjes së fëmijëve për t’u marrë me sport, përkatësisht me futboll, por këtë vit për shkak të pandemisë aktivitetet e këtij lloji kanë qenë më të reduktuara. Megjithatë, sot në Hanin e Elezit, FFK ka mbajtur aktivitetin me fëmijët e shkollave të kësaj komune.

Vajza dhe djem të ndarë në grupe të vogla në përkujdesje te trajnerëve të futbollit dhe profesorëve janë argëtuar me lojën e futbollit në stadiumin “Suad Brava”. Festivali “Grassroots Week” do të vazhdojë edhe në komunat tjera të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Ferizajt.

Image

Fëmijët duke lozur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat