Conte: Ky Inter më zbavit

Futboll

Conte: Ky Inter më zbavit

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:32
Conte: Ky Inter më zbavit

Me 9 gola të realizuar në vetëm 2 takimet e para të Serie A, Interi po tregon që është përmirësuar shumë sidomos në repartin e avancuar. Gjithsesi problemet në mbrojtje në këto 2 ndeshje të para kanë qenë evidente pasi 5 gola të pësuar janë shumë. E ka të qartë këtë trajneri i zikaltërve Antonio Conte, i cili gjithsesi për momentin po i gëzohet futbollit sulmues që po zhvillon skuadra e tij.

“Jemi një ekip që na pëlqen të sulmojmë. Ka raste kur ndëshkohemi me gola dhe duhet të punojmë në gjetjen e ekuilibrit të duhur. Gjithsesi, po zbavitem shumë me futbollin që po luan ky Inter, jemi bërë të rrezikshëm në ofensivë. Djemtë e nisën takimin shumë mirë, qëndrimi në fushë ishte i duhuri.

Na pret një rrugë e gjatë përpara, kemi shumë punë për të bërë. Titulli? Duhet të kënaqemi nga fakti që të gjithë na respektojnë. Sezonin e kaluar ishim surpriza e madhe. Mos harroni që ka vite që Interin nuk e konsideron askush ekip favorit. Kemi fituar besim të madh tek aftësitë tona“, përfundoi trajneri i skuadrës zikaltër.

Të dielën në orën 15:00, Interi do të sfidojë Lazion për javën e tretë të Serie A në një ndeshje delikate por që duhet fituar për vazhdimësinë në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat