Ky tifoz në Angli është bërë hit në internet

Futboll

Ky tifoz në Angli është bërë hit në internet

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:39
Ky tifoz në Angli është bërë hit në internet

Të kesh shtëpinë me pamje nga deti, është vërtetë diçka e mrekullueshme, por të kesh shtëpinë afër stadiumit, është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një tifozi të futbollit.

Një tifoz i skuadrës angleze Newport, e ka shikuar ndeshjen kundër Newcastle United, nga dritarja e shtëpisë së tij.

Ulur në karrige dhe duke u lutur që lojtarët e klubit të tij, të jenë të saktë në gjuajtjen e penalltive, ai është xhiruar disa herë nga kamerat.

Megjithatë, skuadra e tij që ishte nikoqir në këtë takim të vlefshëm për Carabao Cup.

Mysafirët fituan vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat