Ja si reagoi Dragan Xhajiçi në Prishtinë, kur u çuan në këmbë mbi 30 mijë shqiptarë! 

Futboll

Ja si reagoi Dragan Xhajiçi në Prishtinë, kur u çuan në këmbë mbi 30 mijë shqiptarë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:05
Ja si reagoi Dragan Xhajiçi në Prishtinë, kur u çuan në këmbë mbi 30 mijë shqiptarë! 

Moment i sikletshëm ka qenë 1 dhjetori i vitit 1985 për udhëheqësin e Cërvena Zvezdës së Beogradit, Dragan Xhajiçin dhe për ekipin e tij (mund ta shikoni nga minuta 3 e 22 sekonda reagimin e Xhajiçit).

Në minutën e 19-të, Prishtina avanconte me 2:0 kundër Zvezdës me golat e Mensur Nexhipit trupvogël në minutën e 7-të dhe të Zoran Batroviqi, që shënoi nga penalltia në minutën e 19-të.

Kur shënoi Batroviqi për epërsinë 2:0, mbi 30 mijë shikues shqiptarë në këmbë, me brohoritje e këngë, gati u shemb stadiumi nga festa, Dragan Xhajiçi nga inati nuk pati se çfarë të bëjë tjetër, përveç që këmbën e majtë e qiti për mbi të djathtën, futi duart në xhepat e mantelit të tij, i zverdhur si limoni i ndrydhur qëndronte në pankinë, shikonte me nervozizëm lojtarët e tij.  

Prishtina kishte shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Cërvena Zvezdës, në ndeshjen e javës së 16-të të Ligës së Parë ish jugosllave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat