​Milan konfirmon blerjen e Hauge

Futboll

​Milan konfirmon blerjen e Hauge

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:03
​Milan konfirmon blerjen e Hauge

Ekipi italian Milan ka konfirmuar transferin më të ri, norvegjezin Jens Petter Hauge.

Javën e kaluar Milan luajti kundër Bodo/Glimt në kuadër të Europa League, ku ndeshja përfundoi 3:2.

Sulmuesi Hauge ishte ndër realizuesit e ndeshjes ku shënoi për Bodo/Glimt, ku ishte ndër arsyet që Milan u interesua për norvegjezin, dhe arritën që ta sigurojnë kartonin e lojtarit.

Milan sot zyrtarizuan blerjen e Hauge, ku ky i fundit ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “rosonerët”. 21-vjeçari, Hauge, ka shënuar 26 gola në 51 paraqitje për ish-klubin e tij Bodo/Glimt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat