Interi paralajmëron Mourinhon dhe Tottenham

Futboll

Interi paralajmëron Mourinhon dhe Tottenham

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:09
Interi paralajmëron Mourinhon dhe Tottenham

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka konfirmuar se janë kontaktuar nga Tottenham për qendërmbrojtësin Milan Skriniar, por këmbëngul se sllovaku i shumëkërkuar nuk është në merkato

. “Po e përsëris; kishim kontakte me Tottenham, por ua bëmë të ditur sërish anglezëve se ai nuk është në shitje. Gjithashtu, nuk kemi marrë ndonjë ofertë special për të”.

Drejtori sportiv zikaltër u ndal edhe te Radja Nainggolan, për të cilin tha se bisedimet me Cagliari janë ende në vazhdim. Synohet shitja e tij e përhershme, jo një tjetër huazim. “Nuk kemi bërë asnjë hap përpara. Ne e dimë që Cagliari, drejtpërdrejt dhe indirekt, ka konfirmuar se e do Radja. Ai është ende me Interin, ka një kontratë 2-vjeçare.

Ne do të flasim për këtë dhe do të shohim se çfarë të bëjmë. Nëse qëndron, ai do të jetë pjesë integrale e projektit për një Inter të fortë dhe konkurrues. Përndryshe do të takojmë Cagliari dhe do të tentojmë një zgjidhje që funksionon për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat