Plan për kthimin e tifozëve në garat europiane

Futboll

Plan për kthimin e tifozëve në garat europiane

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:33
Plan për kthimin e tifozëve në garat europiane

UEFA ndërmori hapin e parë duke lejuar publikun në stadium në Superkupën e Europës, të enjten e kaluar, në Budapest (Hungari), me një numër të kufizuar prej 20 000 personash, kur kapaciteti maksimal i “Puskas Arena” është 67 215 ndenjëse. Praktikisht, është lejuar thuajse një e treta e kapacitetit.

Të pranishëm, në fakt, ishin 15 180 tifozë, me shumë mbështetës të Sevillas sesa tifozë të Bayernit. Organizmi më i lartë e vlerësoi këtë përvojë pilot shumë pozitivisht me idenë për të lejuar një pjesë të tifozëve në garat europiane këtë sezon. “El Mundo Deportivo” shkruan se UEFA po planifikon të shpallë të hënën e ardhshme vendimin për të lejuar mbështetësit nëpër stadiume, sigurisht aty ku qeveritë lokale e autorizojnë atë.

Të vetëdijshëm për dëmin e madh ekonomik që po shkakton pandemia Covid-19 në arkat e klubeve europiane, veçanërisht tek ato të cilat nuk varen aq shumë sa u përket të ardhurave nga të drejtat televizive, që paguhen edhe kur garat luhen me dyer të mbyllura, UEFA punon për t’u kthyer në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe pa shkelur protokollet shëndetësore të miratuara për të parandaluar shpërthimet e koronavirusit.

Në ligat kryesore të Europës, për momentin ka pasur prani të kufizuar: në Francë 5 000 tifozë maksimumi, në Itali 1 000 dhe në Bundesligë nga 10 383 në Mönchengladbach në 500 në Wolfsburg. Në Angli gjithçka vazhdon me dyer të mbyllura, sikurse në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat