Manchester United është vënë nën presion?

Futboll

Manchester United është vënë nën presion?

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:35
Sancho

Manchester United, prej më shumë se tre muajsh, ka nisur bisedimet me Borussia Dortmund për Jadon Sancho.

Fillimisht, verdhezinjtë kërkonin 100 milion euro për kartonin e 20-vjeçarit, por “Djajtë e Kuq” nuk e barazuan, duke bërë dy oferta më të ulëta (70 dhe 80 milion euro).

Këto dy oferta, nuk janë pranuar nga nënkampionët e Gjermanisë, të cilët edhe pranuan publikisht se nuk kanë ndërmend ta shesin më Jadon Sanchon, duke e mbajtur në “Signal Iduna Park”, për të paktën dhe një sezon.

Por me merkaton drejt fundit, Manchester United është vënë nën presion dhe ka ofruar 100 milion euro për Sanchon, por tashmë, kjo shumë është refuzuar nga Dortmund, të cilët i kanë letrat në dorë dhe kërkojnë 120 milion euro të garantuara ose nuk do të dëgjojnë asnjë ofertë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat