Ancelotti thyen tabunë

Futboll

Ancelotti thyen tabunë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 16:54
Ancelotti thyen tabunë

Everton po fluturon falë Carlo Ancelotti-t. Trajneri nga Reggiolo është protagonist absolut në tokën angleze.

Falë një fillimi të jashtëzakonshëm në Premier League dhe në Kupën e Ligës, trajneri italian ka thyer një tabu të klubit që zgjaste prej 80 vitesh.

Siç ka shpjeguar Opta, Everton ka arritur të fitojë për herë të parë nga 1938-39 plot gjashtë ndeshje nga fillimi i sezonit. Skuadra e Ancelotti-t ka gjetur suksesin në tri ndeshjet e para të kampionatit dhe në tri të tjerat të  luajtura në Kupën e Ligës.

I pari në kampionat dhe shumë në formë, Everton nuk ka arritur të bëjë një nisje kaq të mirë në 80 vitet e fundit.

Kura Ancelotti dhe golat e Dominic Calvert-Lewin, autor i një tregolëshi në ndeshjen e fundit të Kupës së Ligës, por shkruajnë faqe të reja historie të klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat