(E plotësuar) - Sot u hodh shorti për fazën e grupeve të Champions League, e cila pritet me emocione nga dashamirët më të zjarrtë të futbollit.
Skuadrat më të mira janë në fazën grupore dhe secila synon që të ngjitet sa më të lartë në garën më prestigjioze.
Në grupin A është kampioni i Evropës, Bayerni nga Munihu, së bashku me Atletico Madridin, Salzbugun dhe Lokomotiva e Moskës, ndërsa në grupin B Real Madridi, 13 herë kampioni i Evropës, ka disa rival jo edhe të lehtë, si Shakhtarin, Interin dhe Mönchengladbach.
Në grupin G do përplasen gjigantët, si Juventusi dhe Barcelona apo Cristiano Ronaldo i Juves kundër LIonel Messit të Barcës, në grup janë edhe Dynamo Kiev dhe Ferencvaros i shqiptarit Myrto Uzuni, Në grupin H, PSG sfidon Manchester Utd.
Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me Liverpoolin, kampionin e Anglisë, janë në gripin D me Ajaxin, Atalantën e Berat Gjimshitit dhe Midtjylland nga Danimarka. Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, me Lazion janë në grupin F me Zenitin, Dortmundin dhe Club Bruggen.
Grupi A
Bayerni
Atletico Madrid
Salzburg
Lokomotiva Moska
Grupi B
Real Madridi
Shakhtar Donestk
Interi
Mönchengladbach
Grupi C
Porto
Manchester City
Olympiacos
Marseille
Grupi D
Liverpooli
Ajax
Atalanta
Midtjylland
Grupi E
Sevilla
Chelsea
Krasnodar
Rennes
Grupi F
Zeniti
Dortmund
Lazio
Club Brugge
Grupi G
Juventusi
Barcelona
Dynamo Kiev
Ferencváros
Grupi H
PSG
Manchester Utd
Leipzig
Basaksehir