Dështon Federata franceze

Futboll

Dështon Federata franceze

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:16
Dështon Federata franceze

Komisioni disiplinor në Francë vendosi të mos e dënojë asnjë.

As mbrojtësin Gonzalez, i akuzuar nga Neymari se e kishte fyer me tone raciste gjatë PSG-Marseja të 13 shtatorit, por as brazilianin, që nga ana e tij u akuzua nga spanjolli se e kishte fyer me tone homofobe.

Mungojnë imazhet për të provuar gjithçka dhe në fund dalin të gjithë të pastër. Asnjë skualifikim, miq si më parë. Të dy rrezikonin një skualifikim deri në 10 javë kampionat.

Shfryhet kështu një çështje që ngrihej në rend të ditës prej më shumë se dy javësh në Francë dhe jo vetëm, pasi Neymari u ankua ndaj arbitrit dhe pastaj në rrjetet sociale se ishte fyer me fjalë raciste gjatë sfidës që përfundoi 0-1 me Marsejën.

Akuza që u hodhën poshtë nga Goznalezi dhe që nuk mund të provoheshin nga asnjë video filmike, pavarësisht kamerës që ishte fiksuar te braziliani, madje edhe një analize të ekspertëve të leximit të buzëve në Brazil, Spanjë dhe Francë (që të gjithë kishin konfirmuar ofendimet).

Të dyja klubet ndërkohë refuzuan të bëjnë një denoncim formalisht në ligë dhe për hetuesin e ngarkuar që të sqaronte ngjarjen nuk ekzistonin provat e nevojshme.

Për këto arsye, Komisioni disiplinor doli me një deklaratë ku shkruan se nuk ka element të mjaftueshëm për të provuar faktet dhe si rrjedhojë vendosi të mos ndërmarrë asnjë dënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat