Koronavirus “infekton” edhe Olimpiadën e Parisit

Futboll

Koronavirus “infekton” edhe Olimpiadën e Parisit

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 18:30
Koronavirus “infekton” edhe Olimpiadën e Parisit

Pandemia Covid-19 preku rëndë sportin, aq sa Lojërat Olimpike “Tokio 2020” u shtynë me një vit dhe do të organizohen në verën e vitit 2021. Kjo situatë ishte një leksion i mirë edhe për organizatorët e Olimpiadës “Paris 2024”, që të marrin që tani masat për eventin që do të zhvillohet pas 4 vitesh.

Mediat franceze konfirmojnë se brenda këtij viti do të rishikohet buxheri i planifikuar për këtë event, që pritet të ketë një shkurtim të madh. Organizatorët e Olimpiadës po shohin mundësinë për të shkurtuar me 300-400 milionë euro buxhetin e mëparshëm.

Për pasojë, mjaft nga impiantet e reja sportive që ishin planifikuar për t’u ndërtuar gjatë kësaj periudhe nuk do të ndërtohen. Nuk do të preken fondet për ndërtimin e Fshatit Olimpik, që pritet të kthehet në një zonë banimi pas përfundimit të eventit olimpik.

Gjithsesi, mjaft sporte do t’i zhvillojnë eventet e tyre në mjediset ekzistuese, kryesisht ato që zhvillohen në mjediset e mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat