Selajdin Jerliu - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Selajdin Jerliu - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:14
Selajdin Jerliu - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës 

Vitet e 90-ta, kanë qenë vitet më të rënda për popullin shqiptarë të Kosovës. Kosova u sulmua nga të gjitha anët nga milicia, ushtria dhe paramilitarët e Serbisë!

Sportistët shqiptarë u dëbuan nga stadiumet dhe palestrat sportive, si në çdo sferë tjetër.

Sportistët dhe sportistet ashtu si munden u organizuan dhe i zhvilluan garat në fusha të improvizuara.

Selajdin Jerliu i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër futbollistët më të mirë që ka pasur Kosova në vitet e 90-ta. 

Që besa Jerliu ka luajtur edhe për Kombëtaren e Kosovës pikërisht me 14 shkurt të vitit 1993 në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, në ndeshjen revyale kundër Shqipërisë, e cila u fitua nga kuqezinjtë me rezultat 3:1. 

Jerliu me mijëra sportistë treguan guxim dhe e sfiduan regjimin serb. 
Ai ka qenë motivues i madh me lojërat e tija edhe për brezin e ri të asaj kohe!   

Jerliu sot është i lumtur për kontributin që ka dhënë në vitet më të vështira për futbollin dhe për sportin e Kosovës, njëherësh krenar që i rezistuan pushtuesit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat