​Barcelona në bisedime me Garcian e Manchester Cityt

Futboll

​Barcelona në bisedime me Garcian e Manchester Cityt

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:37
Eric Garcia

Barcelona është në bisedime me mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia, transmetojnë mediat e huaja.

19-vjeçari është pranë rikthimit te “Blaugranët” dhe spekulohet se ka refuzuar dy ekipe deri më tani.

Garcia u transferua te City nga Barcelona në vitin 2017 pas fillimit të karrierës tek akademia e Barçës “La Masia”.

Spanjolli ngadalë arriti ta fitojë besimin e teknikut Guardiola, ku gjatë sezonit të kaluar, në mungesë të mbrojtësve, i besoi Garcia rolin kryesor në mbrojtje.

Skautët e Barcelonës kanë monitoruar nga afër Garcian, ku kanë shprehur dhe interesim maksimal në mbrojtësin e Manchester United.

“Dy opsione ekzistojnë, largimi i Garcias këtë verë për një shumë të konsiderueshme ose të largohet verën tjetër si transfer i lirë”, tha gazetari italian Fabrizio Romano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat