Young Boys fiton bindshëm, Tirana nuk e realizon ëndrrën

Futboll

Young Boys fiton bindshëm, Tirana nuk e realizon ëndrrën

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2020 Në ora: 21:30
Young Boys fiton bindshëm, Tirana nuk e realizon ëndrrën

(E plotësuar) - Tirana nuk e realizoi ëndrrën që të kualifikohet në fazën e grupeve! 

Ata në Bernë pësuan humbje me rezultat 3:0 nga skuadra zvicerane, Young Boys, në kuadër të play-off-it të Europa League në futboll. 

Golat i realizuan Fassnacht (42'), Nsame (52' e 64') .

Nga minuta e 67-të, Tirana mbetet pa një futbollist në fushë, Torassa u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Tirana në minutat e parë të takimit u tregua e rrezikshme por jo edhe pas minutës së 20-të, kur skuadra zvicerane vazhdimisht ka sulmuar në drejtim të portës së ish portierit të Prishtinës, Visar Bekaj. 

Pjesa e dytë ka qenë fatale për kampionin shqiptar, ngase vendasit u treguan të pamëshirshëm.
Young Boys kualifikohet në fazën e grupeve, ndërsa Tirana përfundoi aventurën evropiane. 

63' Young Boys thellon epërsinë bë 3:0, edhe pse skuadra e Tiranës kërkonte se ishte pozitë jashtë loje. Autor i golit Nsame. 

52' Shuhen shpresat e bardhebluve. Vendasit realizojnë edhe golin e dytë me sulmuesin Nsame. I cili me portën e boshatisur nuk fali duke e shtyrë topin në rrjetë, 2:0.

 42′ Zhbllokohet sfida! Vendasit gjejnë golin e avantazhit me numrin 16 Fasnacht! Pas një harkimi nga e majta, i vetëm brenda zonës, mesfushori i Jang Bojs, nuk ka falur duke e dërguar topin në rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat