Të tjerë të infektuar te Genoa, shkon në 22 numri i të prekurve

Futboll

Të tjerë të infektuar te Genoa, shkon në 22 numri i të prekurve

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 13:45
Të tjerë të infektuar te Genoa, shkon në 22 numri i të prekurve

Nuk kanë të sosur të infektuarit nga koronavirusi në klubin e Genoas, që sot ka njoftuar se listës së deritanishme i janë shtuar edhe tre futbollistë të tjerë, duke e çuar numrin e të prekurve nga Covid-19 në 22 në total.

Davide Biraschi, Domenico Crisito dhe Darian Males kanë rezultuar pozitivë në testin e kryer ditën e djeshme, ndërsa deri tani në total janë infektuar plot 17 futbollistë dhe 5 pjesëtarë të stafit teknik të skuadrës kuqeblu.

Alarmi u dha para ndeshjes me Napolin, kur portieri Perin dhe mesfushori Lasse Schone rezultuan pozitivë, ndërsa pas transfertës napolitane, lista u shtua me 8 futbollistë të tjerë dhe 4 pjesëtarë të stafit teknik.

Ndeshja mes Genoas dhe Torinos, e planifikuar për t’u luajtur sot në orën 18:00, është shtyrë për në një tjetër datë nga ana e Ligës së Serisë A, ndërsa klubi ligur ka ndërprerë stërvitjen dhe janë vendosur të gjithë në karantinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat