Sulmuesi i Romës fluturon drejt Turqisë

Futboll

Sulmuesi i Romës fluturon drejt Turqisë

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 16:40
Sulmuesi i Romës fluturon drejt Turqisë

Sulmuesi argjentinas Diego Perotti ka lënë Romën paraditen e sotme dhe është nisur me një udhëtim privat drejt Turqisë, ku pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të firmosë me skuadrën e Fenerbahces.

Klubi verdhekuq dhe ai turk kanë arritur marrëveshjen për transferimin përfundimtar të 32-vjeçarit, nga kartoni i të cilit Roma nuk do të përfitojë para, por do të kursejë pagën e majme të Perottit, që fitonte plot 2.8 milionë euro neto në sezon.

Roma e ka blerë sulmuesin argjentinas në janar të 2016-ës nga Genoa për shifrën totale të 10 milionë eurove, ndërsa gjatë 4 sezoneve në kryeqytet, Perotti ka luajtur 138 ndeshje dhe ka shënuar edhe 32 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat