Dy gabime në tri ndeshjete para – çfarë ndodhi herën e fundit kur kjo i bëri vaki Guardiolas?

Futboll

Dy gabime në tri ndeshjete para – çfarë ndodhi herën e fundit kur kjo i bëri vaki Guardiolas?

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 20:49
Pep Guardiola

Pep Guardiola nuk mund të jetë aspak i kënaqur me startin e Manchester City këtë sezon në Premierligë.

Pas humbjes turpëruese ndaj Leicester City, Manchester City sonte lëshuan pikë në përballjen me Leeds United.

Kështu, në tri ndeshjet para të këtij sezoni, Manchester City regjistron një fitore, një humbje e një barazim.

Hera e fundit që i ndodhi kjo gjë Pep Guardiolas ishte në sezonin e tij debutues si trajner, me Barcelonën (2008/09).

Asokohe, Barcelona e Guardiolas do ta përfundonte sezonin duke fituar tripletën.

Barca bëhej skuadra e parë spanjolle që arrinte një gjë të tillë (2008/09).

Kjo statistikë mund ta lë Pep Guardiolan me shpresën se historia mund të përsëritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat