Barcelona ia ofron me zbritje Dembelen Manchester Unitedit

Futboll

Barcelona ia ofron me zbritje Dembelen Manchester Unitedit

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 10:35
Ousman Dembele

Barcelona ia ka ofruar me zbritje Ousmane Dembelen Manchester Unitedit.

Barcelona është e gatshme ta shesë Ousmane Dembelen në Manchester United për vetëm 66 milionë euro, sipas tabloidit britanik Mirror.

Unitedi kishte shprehur dëshirë ta huazojë anësorin francez, por kërkesa e tij është hedhur poshtë nga Barça dhe vetë lojtari.

Dembele dhe Barça nuk janë të interesuara për marrëveshje huazimi, pasi dëshirojnë që e ardhmja e 22-vjeçarit të zgjidhet përfundimisht.

Çmimi i tanishëm i Dembeles është shumë më i vogël sesa ai që e pagoi Barcelona kur e bleu nga Borussia Dortmundi (104 milionë euro) për të në vitin 2017.

Pavarësisht zbritjes, nuk është e qartë nëse Unitedi është i gatshëm të shpenzojë shumë në një lojtar të cilin e synon vetëm si alternativë të Jadon Sanchos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat