Sot zhvillohen tri super ndeshje në Superligë

Futboll

Sot zhvillohen tri super ndeshje në Superligë

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 10:49
Foto Ilustrim

Xhiroja e pestë në Superligë i sjellë disa duele të forta, përfshirë ato mes Feronikelit dhe Dritës, si dhe Prishtinës kundër Llapit.

Sot do të zhvillohet tri takime të javës së pestë në ligën elitare të Kosovës, Feronikeli – Drita, Ballkani – Drenica dhe Prishtina – Llapi.

Feronikeli e pret kampionen në fuqi në Drenas, në përpjekje për t’i dhënë fund ecurisë prej tri ndeshjeve pa fitore (një humbje dhe dy barazim).

Drita, e cila e ka zhvilluar vetëm një ndeshje deri tani këtë sezon në Superligë (fitoren 3:1 kundër Besës) për shkak se ishte e angazhuar në kualifikime për Ligën e Evropës, synon triumf në përpjekje për ta nisur bindshëm mbrojtjen e titullit.

Ndërkohë, në Suharekë, Ballkani e pret Drenicën, në përpjekje për ta ruajtur ecurinë e përkryer pa humbje këtë sezon në ligë dhe për ta ruajtur kreun e tabelës, pasi deri tani i ka shënuar tri fitore dhe një barazim.

Drenica nuk është në formë të mirë, pasi e ka vetëm një fitore në katër ndeshje deri tani, dy barazime dhe një humbje.

Në anën tjetër, Prishtina – e cila bëri shumë ndryshime në verë duke e ndërruar trajnerin dhe duke i larguar disa lojtarë kyçë, e ka nisur keq sezoni, duke ngelur prapa në renditje, pas një fitoreje, një humbjeje dhe një barazimi në tri ndeshjet e para – e pret Llapin që ende nuk e ka fituar asnjë pikë këtë sezon.

Skuadra e Tahir Batatinës i ka humbur të gjitha tri ndeshjet e para këtë sezon.

Dje, Besa e mundi 2:1 Trepçën ’89, duke e regjistruar fitoren e parë në Superligë pas promovimit nga Liga e Parë.

Ndërkohë, ndeshja e fundit e kësaj xhiroje zhvillohet nesër, kur Gjilani e pret Arbërinë e sapopromovuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat