Interi refuzon shitjen e Skriniarit te Tottenhami

Futboll

Interi refuzon shitjen e Skriniarit te Tottenhami

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 16:16
Foto Ilustrim

Interi është duke refuzuar që të shesë Milan Skriniarin në këtë afat kalimtar veror te Tottenham Hotspuri, raporton Fabrizio Romano.

Në Itali kanë mbetur më pak se katër orë deri në mbylljen e afatit të transferimeve, e që Nerazzurët nuk duan ta shesin sllovakun.

Tottenhami po e kërkon me ngulm transferimin e mbrojtësit, derisa ka ofruar 35 milionë euro për shërbimet e tij.

Interi e ka refuzuar atë ofertë menjëherë dhe nuk po pranon që të shesë Skriniarin në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Skuadra italiane i bëri me dije Tottenhamit se marrëveshja është anuluar dhe lojtari nuk shkon askund. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat