Ish futbollisti i Cërvena Zvezdës flet për takimin Maqedoni - Kosovë!

Futboll

Ish futbollisti i Cërvena Zvezdës flet për takimin Maqedoni - Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2020 Në ora: 11:41
Kanatllarovski

Dragi Kanatllarovski, ish futbollist njohur maqedonas dhe ish-përzgjedhësi i ekipit përfaqësues, beson se Maqedonia e Veriut ka cilësinë për të mposhtur Kosovën në duelin e play-off-it të të enjtes për t'u kualifikuar në Kampionatin Evropian, shkruan medium maqedon “Ekipa.mk”. 

Ish futbollisti i Vardarit dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit, thotë se përvoja e Goran Pandevit duhet të jetë faktori vendimtar që do ta çojë Maqedoninë drejt suksesit në duelin me Kosovën, dhe pastaj në finalen e play-off-it të Ligës së Kombeve për të kërkuar një vend në Kampionatin Evropian.

"Shpresoj se përvoja e Pandev do të jetë thelbësore.

Me të në skuadër Maqedonia ka karakter fitues, ai ka fituar përvojë gati dy dekadash në futbollin italian dhe di të luajë ndeshje të tilla. Sigurisht, ne kemi një ekip cilësor që mund të dalim fitimtar kundër Kosovës", - tha Kanatllarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat