Kampioni i Kosovës vazhdon serinë e fitoreve

Futboll

Kampioni i Kosovës vazhdon serinë e fitoreve

Nga: Fatmir Beka Më: 6 tetor 2020 Në ora: 13:55
Kampioni i Kosovës vazhdon serinë e fitoreve

Në kuadër të javës së tretë të edicionit të sivjetshëm të Superligës për femra, skuadra mitrovicase nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Seid Onbashi ka vazhduar dominimin dhe serinë e fitoreve.

Vashat mitrovicase kanë qenë shumë bindëse duke i shkaktuar debakël skuadrës Kosova VR në terrenin e saj me rezultat 7:0.

Mitrovicaset bazuar në startin e këtij edicioni përsëri mbeten një nga skuadrat pretendente për titullin kampion, ndërsa rezultatet janë fryt i organizimit të mirë, punës profesionale nga shtabi teknik dhe angazhimit të pakursyer nga vetë futbollistet

Golat në këtë “goleadë” u shënuan nga A.Gjegji që tundi rrjetën 2 herë, K.Biqkaj po ashtu shënoi dy herë dhe A.Mgcoyi që edhe ajo shënoi 3 herë në portën rivale ndërsa një gol ka shënuara B.Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat