Torino refuzoi ofertën e ekipit “big” të Premier për Andrea Belottin!

Futboll

Torino refuzoi ofertën e ekipit “big” të Premier për Andrea Belottin!

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 15:03
Andrea Belotti

Andrea Belotti qëndron te Torino, ashtu sikurse edhe 3 vera më parë, kur vlera e tij preku 100 mln eurot.

Sigurisht, tani edhe më pak, por ajo që duhet të thuhet është se sulmuesi që është bërë edhe kapiten, ka rol kyç tani, aq sa të refuzohen edhe oferta të merkatos.

Sipas asaj që u raportua nga Gazzetta dello Sport, dje Tottenham u paraqit përsëri te Torino për të kërkuar Andrea Belotti duke pasur parasysh blerjen nga granatat të Bonazzolit.

Por, presidenti Cairo u përgjigj me një jo të prerë pasi kurrë nuk kishte ndonjë qëllim nga ana e pronarit të “demave” për të shitur kapitenin…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat