Gjithçka e mbyllur

Futboll

Gjithçka e mbyllur

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 15:29
Gjithçka e mbyllur

Merkatoja mbaroi mbrëmë në mesnatë. Klubi i Barcelonës dështoi që të transferonte futbollistin holandez, Memphis Depay dhe mbrojtësin spanjoll, Eric Garcia.

Klubi katalunas në ekipin e parë në momentet e fundit regjistroi tre futbollistë: Riqui Puigi, Araujon dhe Matheus Fernandes.

Pjesë e ekipit të parë do të jetë edhe sulmuesi, Martin Braithwaite. Ai do ta bartë numrin 9, që sezonin e kaluar e kishte Luis Suarezi.

I vetmi futbollist, që është tipik sulmues qëndror tek Barcelona është Martin Braithwaite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat