Rrahmani me Napolin i nënshtrohen testit për COVID-19, dalin rezultatet

Futboll

Rrahmani me Napolin i nënshtrohen testit për COVID-19, dalin rezultatet

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 15:44
foto ilustrim

Napoli ka njoftuar se të gjithë testet e kryera dje, janë kthyer me rezultat negativ.

Skuadra italiane pati tre raste pozitiv në ekip, me ç’rast nuk udhëtoi fare për ndeshjen me Juventusin për shkak të disa protokolleve të rrepta në zonën e tyre.

Megjithatë, përmes një komunikate në Twitter, Napoli ka bërë me dije se gjithë anëtarët e ekipit kanë rezultuar negativ.

Ky mund të jetë një lajm i mirë për kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili mund t’i bashkangjitet ekspeditës gjatë ditës së nesërme përpara ndeshjes me Maqedoninë e Veriut të enjten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat