Bejtullai: Do të japim maksimumin për të mposhtur Kosovën

Futboll

Bejtullai: Do të japim maksimumin për të mposhtur Kosovën

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 16:22
Egzon Bejtullai

Mbrojtësi i Maqedonisë, Egzon Bejtullai, është deklaruar para ndeshjes me Kosovën.

Të enjten (8 tetor) në Shkup, Maqedonia dhe Kosova përballen në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Ligës së Kombeve.

Bejtualli që është pjesë e Shkëndijës, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka për të mposhtur kombëtaren e respektuar të Kosovës.

“Pres që sot ne të kompletohemi dhe të jemi komplet para ndeshjes me Kosovën. Si unë, ne të gjithë duam kualifikimin për Kampionatin Evropian, dhe unë besoj se të gjithë nga ne që jemi këtu do të japim më të mirën”, ka deklaruar Egzon Bejtullai.

“Ne kemi respekt për Kosovën, por qëllimi ynë është i ditur, fitorja”.

“Ne kemi një ekip të mirë, kemi luajtur së bashku për shumë vite dhe mendoj se nëse japim më të mirën, ne do ta fitojmë ndeshjen ndaj Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat