Durim Gashi konfirmon largimin nga skuadra e Ballkanit

Futboll

Durim Gashi konfirmon largimin nga skuadra e Ballkanit

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 16:27
Durim Gashi

Futbollisti Durim Gashi ka konfirmuar largimin nga skuadra e Ballkanit.

Duke e njoftuar largimin e tij, Gashi po ashtu tregoi se është i hapur për oferta nga klubet e tjera.

“Pas dy veteve të kaluara te Ballkani po largohem nga klubi. Dua që ta falënderojë përzemërsisht presidentin e klubit, Arsim Kabashin dhe tifozët “Xhebrailat”. Tashmë jam futbollist i lirë dhe jam i hapur për oferta”, ka shkruar futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat