Ronaldo mund të akuzohet sërish për përdhunim

Futboll

Ronaldo mund të akuzohet sërish për përdhunim

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 16:36
Ronaldo mund të akuzohet sërish për përdhunim

Çështja “Katrin Majorga” mund të përpijë sërish Kristiano Ronaldon. Është ky lajmi i fundit që vjen nga Spanja, konkretisht nga rrjeti “Deportes Cuatro”, pasi futbollisti i Juventusit ishte shpallur shumë muaj më parë i pafajshëm, lidhur me akuzën që daton në vitin 2009, kur portugezi ishte me pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Las Vegas.

Nëse në tentativën e parë që Majorga bëri për të “prangosur” Ronaldon, por Gjykata e Las Vegasit nuk kishte provat e nevojshme qoftë edhe për ta thirrur në gjyq futbollistin, duket se ish-modelja jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga kjo çështje, por tashmë ka vendosur që të ndërmarrë një hap tjetër.

Nëse dosja e përdhunimit të mundshëm do të rihapet apo jo, gjithçka do të varet nga një analizë mendore, së cilës do t’i nënshtrohet në ditët e ardhshme Katrin Majorga. Kjo e fundit kërkon të tregojë se në momentin që ka pranuar çekun prej 300 mijë dollarësh dhe nënshkrimin e dokumentit të firmosur për blerjen e heshtjes së saj nga Ronaldo, 11 vite më parë, Majorga nuk ka qenë mendërisht mirë.

Dhe nëse kjo vizitë mjekësore do t’i japë të drejtë gruas, sulmuesi i Juventusit, me vendim gjykate, mund të rikthehet që të akuzohet sërish për përdhunim dhe të jetë i detyruar që t’i shkojë deri në fund këtij procesi, i cili duket se nuk ka ndërmend që të mbyllet ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat