Musa Selimi parashikon rezultatin final Maqedoni - Kosovë

Futboll

Musa Selimi parashikon rezultatin final Maqedoni - Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2020 Në ora: 17:10
Musa Selimi parashikon rezultatin final Maqedoni - Kosovë

Maqedoni - Kosovë, të gjithë në drithërimat e sfidës së madhe të gjysmëfinales të play-off-it së Ligës së Kombeve.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosova luhet me 8 tetor (20.45) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. 
Gabimi më i vogël edhe mund të kushtojë shtrenjtë, me eliminim. 

Djelmoshat e kombëtares së Kosovës janë të mobilizuar deri në pikën e fundit. 

Kosova ka disa probleme, për faktin se mungojnë lojtarët kryesorë, si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Amir Rrahmani etj. 

Ish futbollisti i mirënjohur, Musa Selimi, po ashtu trajner i shquar, dekan në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë, ka parashikuar edhe rezultatin final të sfidës së madhe!   

Kosova pa Muriqin, Rashicën, Rrahmanin, si e sheh sfidën dhe rezultatin final?

“Mendoj që janë hendikep mungesa e tyre. Me rezultat 1:2 do të arrijmë që të fitojmë kundër Maqedonisë. Së paku është edhe dëshira jonë”, tha Selimi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Selimi përmend edhe një përparësi: “Përparësi e jona? Kemi luajtur edhe jashtë ndeshje të rëndësishme dhe shumë bukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat