Mesazh Lecit në lidhje me operacionin

Futboll

Mesazh Lecit në lidhje me operacionin

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 17:20
Mesazh Lecit në lidhje me operacionin

Nënkryetari i Llapit, Amrush Batatina ka reguar menjëher pas shpërndarjes së lajmit rreth operimit të Liridon Leci.

Leci në Duelin Sportiv kishte deklaruar: “E kam ndarë datën kur do të operohem, besoj se klubi do t’i rrijë mbrapa këtyre gjërave por nëse nuk i rrin klubi do të duhet ti rrijë vetë mbrapa” e pak minuta pas publikimit të deklaratës së tij në formë lajmi nga Olle erdhi edhe një koment në drejtim të Lecit.

Ishte, nënkryetari i skuadrës Amrush Batatina ai që kishte një mesazh të qartë për Lecin.

“Leci edhe Llapin e ke mbrapa vetëm cakto terminin” – shkruhej në komentin e Batatinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat