Futbollisti infektohet me COVID-19 para ndeshjes me Shqipërinë

Futboll

Futbollisti infektohet me COVID-19 para ndeshjes me Shqipërinë

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 18:24
Futbollisti infektohet me COVID-19 para ndeshjes me Shqipërinë

Koronavirusi ka prekur një lojtar të kombëtarja e Lituanisë, rivale e kombëtares sonë në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi 23-vjeçar Dominykas Barauskas, Dominikas Barauskas rezulton të jeë infektuar me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Federata Lituaneze e Futbollit, e cila shton se lojtari i klubit lituanez, Riteriai, do të mungojë për ndeshjet e ardhshme.

“Dominikas Barauskas, mbrojtësi i Riterianit është infektuar me koronavirus. Futbollisti është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe do të mungojë për ndeshjen e radhës”, raporton Federata Lituaneze e Futbollit.

Lojtari nuk ka shfaqur simptoma, ndërsa ekipi përfaqësues lituanez ka udhëtuar drejt Estonisë për të zhvilluar miqësore me kombëtaren vendase. Skuadra lituaneze do të kryejë sërish analizat mjekësore për COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat