Disa yje të traditës pa ekip

Futboll

Disa yje të traditës pa ekip

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 18:32
Disa yje të traditës pa ekip

“Tregoji botës se je më i mirë se Messi dhe se mund ta pushtosh Kupën e Botës.

Ti i ke cilësitë për ta bërë këtë”. Joachim Löw iu drejtua Mario Götze kështu, në minutën e 88-të të finales së Kupës së Botës 2014, kundër Argjentinës. Mesfushori shtatshkurtër, atëherë 22 vjeç, zëvendësoi Miroslav Klose, kur rezultati ishte ende 0-0. Në minutën e 113-të, ai hyri në librat e artë të historisë gjermane, me golin që e bëri Gjermaninë të mbretërojë për herë të katërt në historinë e saj. Atje, e ardhmja e Gotze ishte e ndritur. Shpejt u bë blerja e re e Bayern Munich, për 37 milionë euro. Aty do të shënonte 15 gola dhe jepte 14 asiste.

Sidoqoftë, përkundër numrave dhe pasi kishte fituar Kupën e Botës, Götze e arriti majën e karrierës në radhët e Borussia Dortmund. Në Mynih, karriera e tij ishte duke humbur “karburant”. Aq sa vendosi të kthehej në origjinën e tij, tri vite më vonë, për të rifituar formën që e përfshiu në mesin e lojtarëve më të mirë të dekadës. Por kjo nuk funksionoi. Kështu, Mario Götze, nga kampion bote vetëm gjashtë vite më parë dhe në një moshë ideale (28 vjeç) për të luajtur futboll, është sot pa ekip.

609 minutat e tij gjatë sezonit të kaluar nën drejtimin e Lucien Favre nuk e bindën klubin nga “Signal Iduna Park” për t’ia rinovuar kontratën. E largët është vlera e tij kulmore, në shkurt 2014, kur Transfermarkt e vlerësoi me 55 milionë euro. Tani, në etiketën e vlerës së tij shkruhet 10.50 milionë euro. Megjithatë, është për t’u habitur që nuk gjeti strehim para mbylljes së merkatos së verës. Hansi Flick ishte afër “shpëtimit” të tij, donte ta merrte te Bayerni, por interesi nuk u përmbush dot. Edhe pse mund të merrej falas, është për t’u habitur ta shohësh atë pa punë (pa ekip).

Sturridge, Clyne, Pato, Ben Arfa, Nasri…
Në listën e lojtarëve pa ekip, Götze nuk është i vetmi emër me traditë, edhe pse është më i vlerësuari. Nathaniel Clyne (8 milionë euro për Transfermarkt), Daniel Sturridge (8 milionë €), Alexandre Pato (4,8 milionë €), Jack Wilshere (4,8  milionë €), Ezequiel Garay (4,8 milionë €), Hatem Ben Arfa (4 milionë €) dhe Mario Mandzukic (4 milionë €) janë emra të tjerë të mëdhenj të një liste të mbushur me veteranë, që ende kanë për t’i dhënë futbollit. Qoftë për shkak të dëmtimeve, moshës ose mungesës së performancës, shumë futbollistë me cilësi të lartë kanë mbetur pa ekip..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat