Duka kritika Hysajt

Futboll

Duka kritika Hysajt

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 18:35
Duka kritika Hysajt

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka kritikoi kapitenin e Shqipërisë Elseid Hysajn për paraqitjet e fundit me kombëtaren. Në një prononcim për “Radio Kiss Kiss”, kreu i futbollit shqiptar, analizoi dhe refuzimin e Napolit për të zhvilluar sfidën e kaluar në Serinë A me Juventusin.

Në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Duka u shpreh se klubi napolitan duhej të zhvillonte sipas programit takimit. Ai theksoi sipas rregullores se nëse 13 lojtarë në një skuadër janë infektuar me koronavirus, takimi mund të luhet, por kur ka 2-3 raste, ndeshja duhej të luhej normalisht.

“Napoli-Juventus – Nëse një ekip ka në dispozicion të paktën 13 futbollistë pa viruse, atëherë ndeshja mund të luhet. Nëse skuadra ka më pak se 13 lojtarë në dispozicion, ndeshja zhvillohet në një datë tjetër.

Hysaj qëndron në Napoli – Ai ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para, më vjen keq që nuk ka bërë të njëjtën gjë me ne në kombëtare. Ne presim shumë prej tij”. u shpreh Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat