Prade: Me Chiesën hoqëm një barrë të rëndë, shiriti i kapitenit ishte gabim

Futboll

Prade: Me Chiesën hoqëm një barrë të rëndë, shiriti i kapitenit ishte gabim

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 19:19
Prade: Me Chiesën hoqëm një barrë të rëndë, shiriti i kapitenit ishte gabim

Tifozët e Fiorentinës e përjetuan shumë keq largimin e Federico Chiesës drejt Juventusit dhe e vërshëllyen futbollistin e talentuar si në ndeshjen ndaj Sampdorias, ashtu edhe ditën që po kryente vizitat mjekësore.

Megjithatë nuk kanë të njëjtën ndjesi drejtuesit e klubit të Fiorentinës, të cilët nëpërmjet Drejtorit Sportiv Daniele Prade, theksojnë se janë të lumtur me operacionin e shitjes dhe janë të çliruar nga një peshë e rëndë.

“Çështja Chiesa ishte shndërruar në një telenovelë dhe më shumë sesa për Fiorentinën, flitej për largimin e tij. Ishte shndërruar në një peshë shumë të rëndë, pasi në çdo dalje për mediat, merrte vëmendje e ardhmja e tij, ndaj jemi të kënaqur që e shkarkuam këtë barrë. Operacioni ishte shumë i suksesshëm si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë sportiv”, deklaroi Prade.

Më pas Drejtori Sportiv i klubit vjollcë zbulon se Chiesa kishte refuzuar çdo ofertë për të vijuar bashkëpunimin me Fiorentinën, ashtu si edhe ofertat e ardhura nga jashtë, teksa thekson se është bërë gabim që i është besuar shiriti i kapitenit.

“Nuk e di a mund të fitonim më shumë nga ai, pasi kemi pasur oferta edhe nga klubet angleze, por Federico refuzoi të gjitha, pasi donte vetëm qëndrimin në Itali dhe këtu vetëm Juventus kishte bërë ofertë. Mendoj se shiriti i kapitenit në ndeshjet e fundit ishte një gabim, pasi ai nuk kishte treguar asnjë shenjë respekti ndaj klubit dhe kishte refuzuar çdo mundësi bashkëpunimi”, u shpreh drejtuesi i Fiorentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat