Ende nuk ka vendim final për ndeshjen Juventus – Napoli

Futboll

Ende nuk ka vendim final për ndeshjen Juventus – Napoli

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 21:02
foto ilustrim

Ende nuk është vendosur për fatin e ndeshjes Juventus – Napoli, e paraparë të luhej ditën e diel.

Sipas medieve në Itali, rezultati i kësaj ndeshje është ende “nën gjykim”, në pritje të një hetimi më të detajuar.

Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit nuk u zhvillua pasi skuadra e Gennaro Gattusso nuk bëri udhëtimin për në Torno, duke këmbëngulur se ishin të urdhëruar të mos udhëtonin nga autoritetet lokale shëndetësore, shkaku i rrezikuit me COVID-19.

Lega Serie A dhe Juventus menduan se nuk kishte prova të mjaftueshme për këtë, pasi vetëm dy lojtarë të Napolit ishin pozitivë.

Sipas rrethanave, duket se Juventus do të marrë një fitore me rezultat zyrtar 3:0, por sipas Komisionit Disiplinor kjo ndeshje është ende “nën gjykim”, që do të thotë se duhet bërë akoma hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat