Fidan Aliti: Ndeshje me emocione të madha, kush është këtu do ta jap maksimumin

Futboll

Fidan Aliti: Ndeshje me emocione të madha, kush është këtu do ta jap maksimumin

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 21:08
Fidan Aliti

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka folur për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si shumë emocionuese.

Sipas tij secili lojtarë i Kosovës e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje, duke besuar që do ta japin maksimumin.

“Çdo njëri e di rëndësinë e lojës. Një ndeshje me shumë emocione. Normalisht si ata, si ne, do ta japim maksimumin. Është një ndeshje për kombëtare tonë shumë e rëndësishme”.

Aliti tha se mungesat luajnë rol, por ata që janë ftuar nuk ka dyshim që do ta japin maksimumin.

“Të flasim për mungesa nuk është mirë. Secili që është këtu ka kualitet. Normalisht që çdo njëri që mungon e ka tregu vetën dha na duhet. Me këta që janë këtu duhet të punojmë dhe jam i bindur që secili që është këtu do ta jap maksimumin”.

“Na duhet mbështetja juaj nga shtëpi, pasi bashke jemi më të fortë”, ka thënë Aliti.

Ndeshja mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat