Gotze befason me skuadrën e re, po largohet për herë të parë nga Gjermania

Futboll

Gotze befason me skuadrën e re, po largohet për herë të parë nga Gjermania

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 21:40
Mario Gotze

Mario Gotze do të transferohet në elitën e futbollit holandez.

Ish futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Mario Gotze, është duke kaluar testet mjekësore te PSV, para kompletimit të transferimit te skuadra holandeze, raporton Voetbal International.

Mesfushori gjerman është lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Borussia Dortmund këtë verë.

Gotze do të nënshkruajë marrëveshje dy vjeçare me PSV, teksa largohet nga Gjermania për herë të parë në karrierën e ti.

28 vjeçari Gotze, gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën edhe te Bayern Munich.

Gotze ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë në triumfin në Kupën e Botës, në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat