Premierliga i drejtohet me një letër qeverisë, kërkon hapjen e stadiumeve për tifozët

Futboll

Premierliga i drejtohet me një letër qeverisë, kërkon hapjen e stadiumeve për tifozët

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 22:17
foto ilustrim

Premierligë përmes një letre të hapur i ka kërkuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të lejojë rikthimin e tifozëve në stadiume sa më shpejt që të jetë e mundur.

Letra, e cila u nënshkrua nga disa institucione të sportit, argumenton se ndeshjet e fundit provuese kanë demostruar se tifozët mund të kthehen në mënyrë të sigurt në stadiume në një numër të kufizuar.

Muajin e kaluar, kryeministri Boris Johnon tha se kufizimet e reja qeveritare të dizajnuara për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit mund të jenë në fuqi për gjashtë muajt e ardhshëm, gjë që bëri të shtyhen planet për kthimin e tifozëve në stadiume nga 1 tetori.

Tifozët nëpër vende të ndryshme të Evropës kanë filluar të rikthehen në stadiume me numër të limituar tifozësh, me UEFA-n që po ashtu ka lejuar rikthimin e tyre për ndeshjet e Ligës së Kombeve, me 30 për qind të kapacitetit të stadiumit.

Që pas shpërthimit të COVID-19 në Evropë, janë mbyllur stadiumet e futbollit, dhe nuk dihet se kur do të rikthehen në kapacitete të plota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat