Interi hap bisedimet me Martinezin për vazhdimin e kontratës

Futboll

Interi hap bisedimet me Martinezin për vazhdimin e kontratës

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 17:15
Lautaro Martinez

Interi ka nisur bisedimet me sulmuesin e talentuar Lautaro Martinez, raporton Calcio Mercato.

Kontrata aktuale e 23 vjeçarit përfundon më 2023, porse Nerazzurri shpreson që t’i japë kontratë afatgjate me kushte më të mira në mënyrë që të shmangë ofertat e mundshme nga klubet e tjera për të.

Gjatë këtij afati kalimtar veror Lautaro ishte njëri ndër synimet e Barcelonës, por Interi refuzoi ta shiste nën çmimin e kërkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat