Maqedonasit optimistë para ndeshjes – Kosova numëron vetëm dy fitore në udhëtim

Futboll

Maqedonasit optimistë para ndeshjes – Kosova numëron vetëm dy fitore në udhëtim

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 15:00
Bernard Challandes

Një statistikë aspak e mirë për kombëtaren e Kosovës, para ndeshjes që luhet në Shkup.

Mediet maqedonase përcjellin optimizëm te audienca e tyre, duke përcjell statistikën e Kosovës për ndeshjet në udhëtim.

“Kosova si mysafire nuk është e frikshme: Ata kanë fituar vetëm dy herë jashtë Prishtinës”, shënon një titull i një mediumi maqedonas.

Kosova udhëton drejt Shkupit me plot motivim, edhe pse disa mungesa në përbërje.

Por, jashtë Prishtinës, Dardanët tanë numërojnë vetëm dy fitore (nën urdhrat e Bernard Challandes); Atë kundër Bullgarisë dhe atë kundër Maltës.

Në toatal, në 16 ndeshje në udhëtim, Kosova numëron katër barazime, nëntë humbje dhe tri fitore.

Mbetet të shihet nëse statistika e tyre do të përmirësohet sonte në Shkup. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat