Plaçkitet vila me vlerë 7 milionë euro e Cristiano Ronaldos, në vendlindjen e tij, Madeira. Mediet lokale në Portugali raportuan se janë vjedhur disa objekte të çmuara dhe relikeve të ndryshme sportive, duke përfshirë edhe një fanellë të Juventusit të nënshkruar nga pesë herë fituesi i Topi të Artë. Policia ka identifikuar hajdutin.
Mësohet se grabitësi është futur në vilë nëpërmjet derës së garazhit, e hapur nga një punëtor mirëmbajtjeje. I dyshuari nuk qëndroi gjatë brenda shtëpisë. Autoritetet u paralajmëruan nga një anëtar i familjes së CR7. Kamerat e brendshme i dhanë mundësi policisë të shihte hajdutin, i cili i identifikua shumë shpejt. Megjithatë, ai ende nuk është arrestuar.
Në momentin e grabitjes, nëna e CR7, Maria Dolores Averio dhe vëllai Hugo ishin të pranishëm në vilën e ndërtuar në arqipelagun e Madeiras. Shtëpia përbëhet nga shtatë kate, por asnjë prej familjarëve nuk vuri re hajdutin.
Në atë moment, Cristiano Ronaldo ishte në fushë me Portugalinë e tij në miqësoren kundër Spanjës. Ndeshja përfundoi 0-0. Lojtari i Juventus e bleu këtë pronë me pamje nga deti (e pajisur me dy pishina dhe një fushë futbolli) në 2015, shkruan SS. Për koincidencë, është grabitur edhe banesa e ish-futbollistit të Douglas Costas, tashmë i transferuar te Bayerni, në Bundesligë. Grabitësit vodhën në shtëpinë e brazilianit në Torino bizhuteri dhe një orë me vlerë të përgjithshme rreth 300 mijë euro. Policia italiane ka nisur hetimet për këtë episod pas denoncimit të bërë nga vetë futbollisti.