Seedorf: Ka racizëm në futboll, më pak se...

Futboll

Seedorf: Ka racizëm në futboll, më pak se...

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 12:00
Seedorf: Ka racizëm në futboll, më pak se

Më në fund, një koment për një temë shumë të ndjeshme: racizmi në botën e futbollit. Më shumë sesa një mendim, Seedorf trondit me shifra dhe fakte, për të nxjerrë në pah një pabarazi të dukshme: “Nuk e them unë, numrat e konfirmojnë. Duhen të njëjtat mundësi për të gjithë, i njëjti trajtim.

Merrni shembullin tim, pikët që grumbullova, 35 pikë në 19 ndeshje, dhe u pushova nga Milani. Trajnerët që erdhën pas meje morën më pak pikë, por mbijetuan një vit i tërë.

Kësisoji, ju pyesni veten se cilët janë parametrat e vlerësimit? Cilat janë kriteret? Dhe kjo nuk lidhet vetëm me mua. Sa trajnerë ose menaxherë me ngjyrë zënë pozicionet përkatëse në futbollin europian? Po si drejtues federatash?

Përqindja është shumë e ulët, 1% ose më pak. Diversiteti që shohim në fushë nuk pasqyrohet në stola ose në menaxhim. Është diçka e lidhur me shoqërinë dhe futbolli pasqyron atë që ndodh në shoqëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat