Brazili të pamëshirshëm ndaj Bolivisë

Futboll

Brazili të pamëshirshëm ndaj Bolivisë

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 12:11
Brazili të pamëshirshëm ndaj Bolivisë

Brazili e ka nisur me fitore kampanjën kualifikuese për Kampionatin botëror.

Kombëtarja që udhëhiqet nga Tite ka triumfuar me rezultat të thellë 5:0 në shtëpi përballë Bolivisë.

Ishte një takim ku shkëlqyen dyshja Roberto Firmino dhe Philippe Coutinho.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Marquinhos kjur shënoi me kokë në minutën e 16-të për 1-0.

Ndërkohë sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino u përkujdes për golin e dytë në minutën e 30-të.

Firmino shënoi edhe në fillim të pjesës së dytë pas asistimit nga Neymar për 3-0.

Ndërkohë në minutën e 66-të, një harkim i bukur nga Coutinho në zonë bëri që mbrojtësi vendas Carrasco të shënonte autogol.

E goli i fundit në ndeshje u realizua nga Coutinho me kokë pas asistimit nga Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat