Preziosi: Juve-Napoli një spot vdekjeprurës për futbollin tonë

Futboll

Preziosi: Juve-Napoli një spot vdekjeprurës për futbollin tonë

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 12:42
Preziosi: Juve-Napoli një spot vdekjeprurës për futbollin tonë

Genoa vijon të jetë në telashe dhe këtë e konfirmon presidenti i saj Enrico Preziosi, i cili në një intervistë për mediat italiane deklaroi se akoma 15 futbollistë janë pozitivë dhe nuk kanë dalë në stërvitje.

Numri një i klubit kuqeblu ngre alarmin për të gjetur një zgjidhje, pasi pranon se do të jetë i detyruar të luajë me skuadrën e të rinjve, ose të mos paraqitet fare, duke rrezikuar dhe humbjen e ndeshjes në tavolinë.

‘Na presin dy ndeshje me Veronën dhe Interin, por ne kemi akoma 15 futbollistë pozitivë, që nuk kanë dalë në stërvitje dhe pjesa më e madhe e tyre janë titullarë. Çfarë të bëjmë? Nëse dërgojmë në fushë të rinjtë, do të humbin vlerat sportive. Nëse nuk paraqitemi, do të humbim 3-0 dhe do rrëzohemi në Serinë B”, u shpreh Preziosi.

Pas ndeshjes me Genoan, futbollistët e Napolit nuk u lejuan nga autoritetet shëndetësore të udhëtojnë drejt Torinos për t’u përballur me Juventusin, ndërsa çështja tani është nën shqyrtimin e Gjykatës Sportive.

“E pata thënë edhe më herët, që ndeshja Juventus-Napoli do të ishte një spot vdekjeprurës për futbollin italian, ndaj do të ishte më mirë që të kursenim një polemikë kaq të madhe. Çështja po hetohet nga Gjykata Sportive dhe nuk dua të komentoj gjatë, por ndeshja mund të ishte shtyrë dhe të mos kishim dhuruar këtë shfaqje aspak të përshtatshme për prestigjin e Serisë A”, deklaroi presidenti i Genoas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat