​Kosovë-Slloveni, agjenda e ndeshjes

Futboll

​Kosovë-Slloveni, agjenda e ndeshjes

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës do luaj nesër kundër Kombëtares së Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ndeshja do luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, ku Kosova qëndron në vendin e tretë në grup, pasi ka tubuar deri më tani vetëm një pikë, ndërsa Sllovenia ndan pikët e njëjta me Greqinë, ku të dyja kanë nga katër pikë.

Skuadra e Sllovenisë është në Kosovë ku në agjendën e saj për sot përfshihet mbajtja e konferencës për shtyp me fillim nga ora 17:00, e cila do përcillet më pas me stërvitjen që lojtarët slloven do e mbajnë në orën 17:30.

Në anën tjetër, “Dardanët” do mbajnë konferencë për media nga ora 18:30, ku do paraqitet tekniku i Kosovës, Bernard Challandes, i cili do të informojë rreth lëndimeve të lojtarëve dhe rreth përzgjedhjes së formacionit dhe pas konferencës, Kombëtarja e Kosovës do fillojë stërvitjet me fillim nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat