Trajneri i Sllovenisë, habit me një deklaratë për Kosovë: E ka rastin e fundit...

Futboll

Trajneri i Sllovenisë, habit me një deklaratë për Kosovë: E ka rastin e fundit...

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 13:35
Trajneri i Sllovenisë, habit me një deklaratë për Kosovë: E ka rastin e fundit...

Përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjazs Kek është paraqitur në një konferencë për shtyp para udhëtimit drejt Kosovës, ku skuadra e tij do të përballet me "Dardanët".

Përfaqësuesja e Kosovës do të mundohet ta lë anash zhgënjimin e përjetuar në Shkup të enjten që lamë pas, kur u mposht nga Maqedonia e Veriut (2:1) dhe e humbi mundësinë e kualifikimit në "Euro 2020".

"Dardanët" e drejtuar nga Bernard Challandesi do të përballen të dielën (11 tetor) me Slloveninë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve

Edicionin e ri në këtë kompeticion, Kosova e nisi me barazim (1:1) kundër Moldavisë e më pas edhe me humbje nga Greqia (1:2) në Prishtinë.

Por, gjithë këto rezultate pozitive, Kosova do të mundet t'i lë anash në përballjen e së dielës ndaj Sllovenisë, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin "Fadil Vokrri".

Përzgjedhësi Kek ka bërë me dije se skuadrës së tij do t'i mungojë sulmues Andrazs Sporar, derisa vendin e tij e ka zënë Lovro Bizhjak, i cili është anëtar i skuadrës ruse, Ufa.

"Kemi pasur disa probleme në sulm pasi sulmuesit tanë nuk kanë luajtur që moti. Por, ardhja e Bizhjakut do të na ndihmojë për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve", ka thënë Kek.

"Pas humbjes nga Greqia dhe barazimit me Moldavinë, Kosova e ka rastin e fundit të fitojë në shtëpi ndaj nesh. Por, vetëbesimi ynë do të jetë i rëndësishëm. Synimi është t'i marrim tre pikët", shtoi përzgjedhësi i Sllovenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat