Futbollisti: Kam shpenzuar 400.000 funte në kazino për 90 minuta…, pastaj edhe mora 30.000 më shumë

Futboll

Futbollisti: Kam shpenzuar 400.000 funte në kazino për 90 minuta…, pastaj edhe mora 30.000 më shumë

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 13:51
Futbollisti: Kam shpenzuar 400.000 funte në kazino për 90 minuta…, pastaj edhe mora 30.000 më shumë

Nicklas Bendtner, sulmuesi shtatlartë danez, i njohur për kohën e tij me skuadra të tilla si Arsenal, mbi të gjitha, dhe Juve, shikon prapa në karrierën e tij sportive.

Premtonte për shumë më tepër, por, siç pretendon ai, u shkatërrua nga “stili i jetës që sjell paraja”. Tani është pa ekip, sepse Covid-19 e “paralizoi” marshimin e tij në ligën kineze. Danezi po mendon të tërhiqet fare nga futbolli, nëse nuk i mbërrin asnjë ofertë interesante.

Në autobiografinë e tij, botuar vitin e kaluar dhe tani po botohet nga “The Guardian”, Bendtner shfaqet i penduar që shkatërroi një karrierë premtuese.

Po kështu, rishikon momentet kur ai preku fundin. “Jam shumë i dehur për t’u ulur në një tavolinë pokeri, – shkruan ai me ndihmën e një gazetari danez, referuar një vizite në kazino, kur ishte futbollist i njohur ndërkombëtarisht, 23 vjeç. – 

Unë kam shpërdoruar 400.000 £ në 90 minuta, para nuk kam më, e kam shpenzuar krejt llogarinë time. Jam i falimentuar, nëse fati nuk e ndryshon këtë.

Po më ikën truri, mezi arrij deri në tualet, t’i hedh pak ujë (të freskohem) fytyrës time. Unë po kërkoja një ATM, tërhoqa prej andej edhe 30.000 £ të tjera për të vazhduar të luaja”, – kujton ai.

Në moshën 30 vjeç, Bendtner u la jashtë skuadrës së Danimarkës për Kupën e Botës 2018. “Ndjehesha si mut, nisa të qaj. Doja të kthehesha pas në kohë dhe ta godisja atë djalë të ri (vetveten) me një çekiç në kokë. Aty po e kuptoja se kisha abuzuar shumë, kisha hedhur në erë karrierën”, – kujton ai me nostalgji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat