Thyen rekordin 9-vjeçar të Leo Messit

Futboll

Thyen rekordin 9-vjeçar të Leo Messit

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 13:56
Thyen rekordin 9-vjeçar të Leo Messit

Brazili nuk u përmbajt ndaj Bolivisë, kundërshtar të cilit i shënoi 5 gola në sfidën e parë të eliminatoreve të Katar 2022. Nisje shumë e mirë për 5 herë kampionët e botës, teksa fantastike ishte performanca e Neymar.

Ylli i PSG-së nuk shënoi, por dhuroi dy asiste dhe ndihmoi ekipin me driblimet dhe aksionet e shumta sulmuese. Neymar ka vendosur një rekord të veçantë në takimin e luajtur në “Neo Quimica Arena” të Sao Paulos.

Opta raporton se 28-vjeçari ka kryer plot 18 driblime të saktë në takimin e mëngjesit të sotëm.

Një rekord në sfidat eliminatore dhe Neymar parakalon Leo Messin. “Pleshti” mbante vendin e parë, teksa regjistroi 15 driblime në sfidën Argjentinë-Kolumbi të vitit 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat